A djeg kalori të menduarit? Çfarë thotë shkenca

Shëndetësia

A djeg kalori të menduarit? Çfarë thotë shkenca

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

E ke pyetur veten ndonjëherë nëse akti i të menduarit harxhon kalori?

Studiuesit thonë po, por ka një kleçkë.

Edhe pse të mendohesh shumë hyn në aktivitet që të harxhon kalori, energjia që humb është minimale. Megjithatë, të duhet ta lodhësh dhe stërvisësh trurin duke menduar, sepse përfitimet shkojnë përtej djegies së kalorive.

Që të jemi të qartë, trupi djeg kalori në çdo moment. Edhe tani që po na lexon, trupi djeg kalori duke ndihmuar sistemin e frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, temperaturës së trupit dhe tretjes.

Truri specifikisht merr energji nga glukoza, e cila vjen nga ushqimi. Ajo hyn në gjak dhe udhëton deri te truri. Edhe pse vetë truri ka vetëm 2% kontribut në peshën tënde të përgjithshme, ai djeg 20% të totalit të energjisë që ti harxhon në një ditë.

Por vlen të theksohet se djegia e kalorive duke menduar nuk kontribuon në humbje të peshës, pasi për të arritur në atë pikë të duhet ta stërmundosh trurin në limite që dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm.

Sipas autorit Robert Kurzban, një lexim i kujdesshëm i literaturës sugjeron që të menduarit e vështirë (ose e thënë ndryshe, përfshirja në aktivitet mendor të mundimshëm) nuk lidhet me një rritje të kalorive të djegura.

Në fund të fundit, nëse jeni të lodhur pasi mendoni, a nuk do të thotë kjo se po digjni energji?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat