Alarmi i mjekut: Nuk trajtohet kanceri me lëng karotash, mjaltë apo me bimë…

Shëndetësia

Alarmi i mjekut: Nuk trajtohet kanceri me lëng karotash, mjaltë apo me bimë…

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

“Kur kanceri mësohet dhe luftohet duke lexuar “Google” tek kafeneja. Të gjithë janë ekspertë, vetëm mjekët nuk marrin vesh ! Vajguri çudibërës, Vitamina B17 dhe vezët e thëllëzës. Me 240 vezë (mos u frikësoni se janë të vogla), trajtohet anemia, me 1,080 kanceri i trurit”.

Ky është një nga shqetësimet e mëdha të mjekut të njohur hematolog, Sotiraq Lako. Ai ka bërë disa statuse ku ka treguar se shqiptarët po gabojnë shumë duke i besuar Google me mjekime popullore që trajtojnë sëmundje të rënda sikurse është edhe kanceri.

STATUS PËR QELIZAT TUMORALE

75 % e rritjes tumorale (30 dyfishime/ndarje qelizore) është subklinike. Pra pjesa me e madhe e rritjes tumorale (3/4) është subklinike, pa ankesa, ose me ankesat e Sindromit Paraneoplazik.

Nga shfaqja klinike në vdekje, 25 % e rritjes tumorale (10 dyfishime/ndarje qelizore), 1/4 e rritjes tumorale (duket si ecuri i shpejte e tumorit).

Tumori malinj bëhet i dukshëm klinikisht, kur arrin një masë tumorale qelizore prej 1 miliardë qeliza = 1 gram peshe = 1 cm3 volum. Tumori malinj shkakton vdekjen e pritësit kur arrin një trilion qeliza = 1 kg peshe. Po këtu ndërhyn terapia (kirurgjia, RT, KT, Imunoterapi), për të pakësuar numrin e qelizave malinje me pak se 1 miliard = pa klinikë. Sa me shumë ta pakësosh aq më mirë është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat