​Një arsye tjetër për të lënë duhanin

Shëndetësia

​Një arsye tjetër për të lënë duhanin

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 21:08
Ilustrim

Në listën e arsyeve të mira për të lënë duhanin është shtuar edhe”pesha” që lë pirja e duhanit lë në sistemim imunitar reagon edhe vite pas ndërprerjes, shkruan focus.it.

Nga analiza e studiuesve dolën tre faktorë: përveç duhanpirjes, që ka ndikimin më të madh, në reaksionin imunitar ndikojnë edhe një indeks i lartë i masës trupore dhe një infeksion i mëparshëm me citomegalovirus, një patogjen shumë i përhapur.

Sipas shkencëtarëve, zbulimi është një ftesë për të marrë parasysh jo vetëm efektet e menjëhershme të stilit tonë të jetesës, por edhe ato të qëndrueshme, të cilat janë të destinuara të ndikojnë në shëndetin tonë për një kohë të gjatë.

Gama e gjerë e përgjigjeve të mundshme të sistemit imunitar të njeriut ndaj të njëjtit infeksion u shfaq shumë qartë gjatë pandemisë CoViD-19: i njëjti infeksion mund të shkaktojë simptoma të moderuara në disa pacientë dhe nevojën për shtrimin në spital në të tjerët.

Studimet e mëparshme kanë theksuar rëndësinë e disa faktorëve, si gjinia, gjenetika dhe mosha në përgjigjen imune.

Studiuesit mblodhën mostra gjaku dhe pyetësorë nga një mijë pjesëmarrës të shëndetshëm që jetonin në Brittany (Francë). Më pas ata ekspozuan gjakun ndaj molekulave dhe patogjenëve të njohur për aktivizimin e sistemit imunitar dhe matën se sa çdo agjent “shkaktues” stimulonte lirimin e proteinave kryesore sinjalizuese në proceset inflamatore, citokinave.

Nëse termi nuk është i ri për ju, kjo ndodh sepse stuhia e citokinës (një reaksion imunitar i ekzagjeruar dhe potencialisht vdekjeprurës) ka qenë prej kohësh një nga zhvillimet më serioze dhe më të frikshme në rastet e rënda të Covid.

Kur autorët e studimit ndërthurën rezultatet e këtyre analizave fillestare me 136 faktorë të tjerë personalë që dolën nga pyetësorët mbi stilin e jetës, kushtet mjedisore dhe të dhënat klinike, doli se disa prej tyre kishin një lidhje shumë të fortë me prodhimin e citokinave: pirja e duhanit, indeksi i masës trupore dhe një infeksion i mëparshëm citomegalovirus.

Efekti i pirjes së duhanit, megjithatë, ra menjëherë në sy, sepse vetëm ky zakon rëndon në sistemin imunitar si mosha, gjinia dhe gjenetika të kombinuara, dhe me efekte që zgjasin vite pasi pjesëmarrësit e kanë lënë duhanin, transmeton ATSh.

Sipas shkencëtarëve, ky ndikim i keq lidhet me aftësinë e pirjes së duhanit për të ndryshuar shprehjen e gjeneve, mënyrën në të cilën informacioni i shkruar në ADN lexohet dhe shndërrohet në molekula (zakonisht proteina).

Hapat e ardhshëm do të jenë të kuptojmë se si duhani ndikon në funksionet qelizore dhe transformon aftësinë e trupit për të reaguar ndaj infeksioneve dhe vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat