Gjinekologu Morina: Nuk duhet të kemi frikë që fëmijët tanë të marrin HPV vaksinën

Shëndetësia

Gjinekologu Morina: Nuk duhet të kemi frikë që fëmijët tanë të marrin HPV vaksinën

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:47
Gjinekolog Memli Morina

Gjinekolog Memli Morina ka dhënë sqarime rreth vaksinë HPV me të cilën po imunizohen vajzat e reja.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se nuk duhet të ketë asnjë hezitim për mosmarrje të vaksinën për vajzat.

“Është njëra nga dy armët që i kemi për çrrënjosjen e kancerit në qafën e mitrës, kjo vaksinë shkakton mbrojtjen edhe nga prekja me lloje të tjera të kancerit që shkaktohen nga prekja e HPV virusit. Unë mendoj që nuk ka arsye të frikësohemi që fëmijët tanë të vaksinohen”.

“Logjika e vaksinimit të fëmijëve 11-12 vjeç është për shkak se kjo vaksinë duhet të jepet në moshë të hershme në mënyrë që të krijohen antitrupa dhe këta trupa t’i mbrojnë këto vajza dhe djem. Kjo që në të ardhmen kur fillojnë të kenë marrëdhënie seksuale rreziku për ta pasur kancerin në qafën e mitrës do të jetë shumë i vogël”.

“Me rregull duhet të vaksinohen edhe djemtë, mirëpo djemtë mund ta bartin virusin tek partnerja e tyre e ardhshme, argumentet për të refuzuar vaksinimin janë të pakta, e vetmja arsye për të thënë jo është ndonjë reaksion alergjik që mund ta ketë për marrjen e kësaj vaksine”, ka thënë Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat