Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën, sugjerojnë studimet

Shëndetësia

Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën, sugjerojnë studimet

Më: 1 mars 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Më shumë se një miliard njerëz jetojnë me obezitet në mbarë botën, tregojnë vlerësimet globale të publikuara në The Lancet.

Në mesin e këtyre një miliard njerëzve përfshihen rreth 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave të vitit 2022, shkruan BBC.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë çrregullimeve serioze shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

SHBA-ja renditet në vendin e 10-të për shkallën e obezitetit tek meshkujt dhe në vendin e 36-të tek femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat