A ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës?

Shëndetësia

A ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës?

Më: 3 mars 2024 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Dihet tashmë se një gjumë i mirë dhe cilësor ndikon në shëndetin tuaj, veçanërisht atë të zemrës. Studimet kanë treguar se një gjumë i keq, pa oraret e përmbushura dhe pa cilësi rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe jo vetëm.

Por, si ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës? A i bën keq zemrës nëse ju flini në anën e majtë?

Pavarësisht sesi ndiheni rehat në shtrat, pocizioni i gjumit mund të ketë ndikim në zemrën tuaj dhe mirëqenien e përgjithshme.

A ndikon të fjeturit në anën e majtë në shëndetin e zemrës?

Disa njerëz nuk ndihen rehat kur flenë në anën e majtë dhe zgjedhin anën tjetër, pra atë të djathtën, kjo sipas mjeke kardiologe Puja Mehta.

Për shkak të orientimit të zemrës dhe fokusimit në gjoks, gjumi në anën e majtë mund të shkaktojë ndryshime delikate në pozicionin e zemrës. “Kjo mund të çojë në ndryshime të elektrokardiogramës (EKG-së), një test që përdoret për të vlerësuar funksionin e zemrës,” thotë mjeku kardiolog, Leonard Ganz.

Pozicioni i gjumit mund të sjellë edhe simptoma të tjera si palpitacionet, pra rrahje zemre të shpejta dhe jonormale, të cilat mund të jenë më të dukshme tek disa njerëz kur ata shtrihen ose flenë në anën e majtë. Për mjekët, mbetet ende e paqartë nëse të fjeturit në anën e majtë ndikon në rritjen e aritmisë së zemrës.

Aktualisht, këshilla më e mirë për njerëzit mund të jetë që nëse simptomat janë më të theksuara kur shtrihen në anën e majtë, atëherë zgjidhni një pozicion tjetër.

Cili është pozicioni më i mirë i gjumit për zemrën tuaj?

Duket se nuk ka kërkime të mjaftueshme për të vërtetuar se cili është pozicioni më i mirë i gjumit për shëndetin e zemrës, nëse nuk keni tashmë një sëmundje themelore të zemrës. Gjëja më e rëndësishme për gjumin dhe shëndetin e zemrës është që të pushoni mirë gjatë natës dhe të bëni një gjumë cilësor. Zakonet e mira të gjumit janë shumë të rëndësishme jo vetëm për shëndetin e zemrës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat