Shenjat delikate që trupi tregon se ka myk në shtëpinë tuaj

Shëndetësia

Shenjat delikate që trupi tregon se ka myk në shtëpinë tuaj

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Ka disa simptoma të zakonshme shëndetësore që mund të jenë mënyra se si trupit juaj u paralajmëron për mykun që fshihet në shtëpinë tuaj.

Goditja e lagështirës dhe mykut është shumë e zakonshme gjatë motit të lagësht dhe është veçanërisht problematike në dimër. Shumica e njerëzve mund të mendojnë se do ta dinin saktë se kur dhe ku mund të keni myk në shtëpi.

Megjithatë, është e mundur që të ketë myk e që ju nuk mund ta vëreni në shtëpinë tuaj, por trupi juaj tashmë mund të jetë i vetëdijshëm për të dhe mund t’ju paralajmërojë për praninë e tij pa e kuptuar as ju.

Myku dhe lagështia mund të shkaktojnë shfaqjen e disa simptomave delikate shëndetësore që mund t’i atribuoni lehtësisht gjërave të tjera. Për shembull, myku mund të prodhojë një reaksion alergjik për shkak të alergeneve dhe madje edhe substancave toksike që prodhojnë.

Nëse thithni ose prekni mykun, trupi juaj munë të reagojë dhe mund të teshtini, të keni sy të skuqur ose skuqje të lëkurës. Natyrisht, këto simptoma mund të ngatërrohen me një ftohje, veçanërisht gjatë dimrit, ose alergji ndaj një produkti që po përdorni ose diçka tjetër ndaj së cilës jeni alergjik.

Në raste të rënda, myku mund të shkaktojë edhe një sulm astme, probleme me frymëmarrjen dhe të ndikojë në sistemin tuaj imunitar. Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj tij, si foshnjat dhe fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme ekzistuese të lëkurës si ekzema atopike dhe probleme të frymëmarrjes.

Njerëzit që kryejnë kimioterapi ose kushdo me një sistem imunitar të dobësuar janë gjithashtu në rrezik dhe Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit në Britani rekomandon që të gjitha këto grupe të qëndrojnë larg lagështirës dhe mykut. Problemi zhvillohet në shtëpi për shkak të lagështirës së tepërt dhe mund të jetë si pasojë e shumë shkaqeve të ndryshme, si ajrimi i dobët, rritja e lagështirës, rrjedhja e tubit, kondensimi ose futja e ujit në ndërtesë me mjete të ndryshme.

Nëse mendoni se vuani me ndonjë nga këto probleme shëndetësore për shkak të lagështirës, duhet të zbuloni se nga vjen ajo, çfarë e shkakton atë dhe si ta zvogëloni sasinë e lagështisë në shtëpinë tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat