Sekssomnia, një çrregullim i gjumit, mund të ketë ‘pasoja ligjore’

Shëndetësia

Sekssomnia, një çrregullim i gjumit, mund të ketë ‘pasoja ligjore’

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:54
Ilustrim

Sikurse somnambulizmi, edhe sekssomnia është një çrregullim i gjumit, gjatë të cilit njerëzit kryejnë aktivitet seksual.

Disa njerëz ngrihen në gjumë, disa flasin, por ka një çrregullim tjetër, që mund të shkaktojë siklet, probleme në marrëdhënie dhe ndonjëherë probleme ligjore.

Sekssomnia karakterizohet nga sjellja seksuale gjatë gjumit.

Dr.Carlos Schenck, tha se gjatë sekssomnisë njeriu është thellësisht në gjumë, por trupi është i aktivizuar.

Këto çrregullime të natës ndodhin më shpesh në gjumë të thellë, të quajtur gjumi delta.

Shumica e njerëzve që pësojnë këtë çrregullim nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre derisa partneri ua thotë. Ata mund të masturbohen, të nxisin aktin seksual dhe siç raporton CNN, disa njerëz pasi nxisin aktin seksual me partnerin gjatë gjumit, sapo vetëdijesohen, akuzojnë partnerin për sulm seksual.

Schenck shtoi gjithashtu se ky çrregullim mund të ketë pasoja ligjore nga sjellje seksuale veçanërisht nga të miturit dhe gjithashtu sjellje agresive gjatë gjumit.

Ajo çfarë përbën vërtetë shqetësim për këta pacientë, është se kanë amnezi totale, - tha Schenck për CNN.

Ka ilaçe dhe terapi për të trajtuar çrregullimin. Megjithëse Schnenck tha se shkaku përfundimtar i sekssomnisë është i panjohur, apnea e gjumit besohet të jetë një shkas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat