E hakoi sistemin e NASA-s, thotë se amerikanët kanë luftëanije në hapësirë

Shkencë & Teknologji

E hakoi sistemin e NASA-s, thotë se amerikanët kanë luftëanije në hapësirë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 06:32
Gary McKinnon

Një haker i cili u përball me një betejë ligjore dhjetëvjeçare, pasi dyshohet se u fut në kompjuterët e NASA-s, ka folur për atë që ka gjetur.

Gary McKinnon beson se ka gjetur dëshmi për një program të fshehtë amerikan të hapësirës i drejtuar nga NAVY.

Ai zbulon të gjitha në një intervistë të gjatë duke thënë:

“Unë vazhdova të kontrollojë për muaj dhe muaj. Arrita të gjejë dëshmi që Amerika ka luftanije në hapësirë”.

“Kam përdorur një program të quajtur Landsearch, i cili mund të kërkojë të gjitha skedarët dhe dosjet”, deklaroi.

“Kishte renditje dhe emra. Kishte tabela për ‘transferim material’ ndërmjet anijeve”, përfundoi hakeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat