NASA jep alarmin për asteroidët: Rrezikojmë që të përfundojmë si dinozaurët

Shkencë & Teknologji

NASA jep alarmin për asteroidët: Rrezikojmë që të përfundojmë si dinozaurët

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:54
Ilustrim

Nëse nuk do të tregohemi të kujdesshëm ndaj asteroideve do të përfundojmë si dinozaurët. Është ky alarmi që jep administratori i NASA, Jim Bridenstine, i cili kërkon që të bashkohen forcat e të gjithë vendeve për të mbrojtur Tokë nga një përplasje e mundshme e ndonjë asteroidi.

Me rastin e konferencës për mbrojtjen e planetit, Bridenstine, e cilësoi si një prej pesë objektivave të planit strategjik të SHBA, lidhur me objektet pranë Tokës.

NASA po punon për të gjurmuar asteroidin Neo, me diametër mbi 140 metra, ndërsa Cheliabinsk është vetëm 20 metra.

Bridenstine thotë se, “Kemi arritur që të pikasim lokalizojmë vetëm 1/3 e këtyre asteroideve, por duhet të shkojmë në 90% dhe me shpejtësi në mënyrë që të marrim masa që të mos përplasen në tokë”.

Ai shton se plani strategjik konsiston në përmirësimin e modeleve, parashikimit dhe zhvillimin e teknologjive për të shkatërruar këto objekte.

Kjo pasi impakti i një asteroidi apo meteori sipas tij, mund të shkatërrojë popullsinë, njëlloj siç ndodhi me dinozaurët shumë vite më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat