NASA: Atyre që shkojnë në Mars do t’u duhet të jetojnë atje për dy vite

Shkencë & Teknologji

NASA: Atyre që shkojnë në Mars do t’u duhet të jetojnë atje për dy vite

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:39
Mars

Shkencëtari turk, Umut Yildiz, i cili punon në agjencinë amerikane të hapësirës, NASA, në lidhje me projektin e udhëtimit në Mars, tha se “shkuarja në Mars do të zgjasë të paktën 6 muaj, dhe ata që do të shkojnë atje, do duhet të jetojnë dy vite”.

Yildiz këtë vlerësim e bëri gjatë prezantimit “Shkenca në misionet hapësinore” të organizuar në Izmir.

Ai i informoi të pranishmit në lidhje me misionet e NASA-s në hapësirë.

Lidhur me studimet rreth Diellit ai tha se është dërguar një anije kozmike për gjetje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat