Një WC për në hënë, projekti fitues shpërblehet me 35 mijë dollarë - Bota Sot
Një WC për në hënë, projekti fitues shpërblehet me 35 mijë dollarë

Shkencë & Teknologji

Një WC për në hënë, projekti fitues shpërblehet me 35 mijë dollarë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:34
Foto Ilustrim

NASA do të ofrojë  35,000 dollarë për këdo që është në gjendje të krijojë një tualet që astronautët mund ta përdorin në anije kozmike dhe në sipërfaqen e Hënës..

Agjensia hapësinore ka planifikuar  të dërgojë në Hënë edhe një person tjetër deri në vitin 2024, por një tualet i përshtatshëm për gravitetin hënor është i nevojshëm.

Megjithëse tualetet hapësinore tashmë ekzistojnë dhe janë në përdorim në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ato që ekzistojnë sot janë krijuar vetëm për mikrogravitetin.

NASA, pra, është duke kërkuar një pajisje të gjeneratës së re që është më e vogël, më efikase dhe e aftë të funksionojë si në mikrogravitet ashtu edhe me gravitetin hënor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat