​Struktura misterioze: Çfarë po fshihet në kontinentin e akullt?

Shkencë & Teknologji

​Struktura misterioze: Çfarë po fshihet në kontinentin e akullt?

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:18
Pamje nga video

Zbulimi i një prej përdoruesve të Google Earth, i cili "gjeti" një strukturë të akullt që ngjason me një kryqëzues të vërtetë pranë bregdetit të Antarktidës, është komentuar në rrjetet sociale.

Zbulimi shkaktoi një ortek komentesh për atë që fshihet në të vërtetë në kontinentin e ngrirë - nga bazat sekrete naziste, qytetërimet misterioze e deri tek alienët.

Fotografia u publikua në YouTube dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen. Kur videoja kalon në modalitetin 3D, nuk mund të mohohet se i ngjan një anijeje të madhe.

"Linja e tij është qartë e dukshme. Gjatësia e anijes është rreth 120 metra dhe shtrihet larg bregdetit të Antarktidës", deklaron kanali.

Individët janë të bindur se anija përfundoi në këtë vend pasi kaloi nëpër trekëndëshin misterioz Bermuda.

Të tjerë besojnë se anija është "një trashëgimi e nazistëve që ndërtuan baza sekrete në Antarktidë pas Luftës së Dytë Botërore".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat