Ekspertët e Uplift Albania ndajnë me startupet eksperiencën e tyre mbi financat dhe investimet

Shkencë & Teknologji

Ekspertët e Uplift Albania ndajnë me startupet eksperiencën e tyre mbi financat dhe investimet

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 09:13
Uplift Albania

Ndërsa progresi i startupeve nuk po ndalet duke hedhur dita ditës hapa të rinj drejt suksesit, më shumë ekspertë po japin kontributin e tyre për tu siguruar të gjitha aftësitë e që u duan për të kapërcyer sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

Uplift Albania përzgjodhi 12 startupe për të ndjekur programin 4-mujor të akselerimit të cilët do të synojnë finalen e madhe Demo-Day. Më 3 Dhjetor workshopi i radhës u drejtua nga zj. Eva Simekova, CEO dhe Associate Partner në Civitta e cila ndau ekspertizën e saj mbi Financat dhe Investimet.

Çfarë duhet të shmangin startupe dhe cilat janë gabime më të shpeshta që ato bëjnë ishte fokusi i bisedës mes zj Simekova dhe startupeve. Ajo identifikoi problemet që startupet hasin sa i përket aspektit financiar, një takim online mjaft interaktiv ku nuk munguan diskutimet, mësimet e reja dhe qartësimi i koncepteve të rëndësishme.

Si të gjeni financime për startupin ishte tema që u trajtua më 10 Dhjetor nga eksperti i fushës z. Jaroslav Leitmann nga Civitta International. Ai ju mësoi startupeve teknika dhe ju dha këshilla sesi të tërheqin investitorë privatë por edhe grante publike si grantet e ofruara nga Bashkimi Evropian.

Uplift Albania ka hyrë në muajin e tretë të trajnimeve dhe workshopeve. Programi i akselerimit i cili filloi më 5 Tetor shikoi të mbahen dhjetëra workshope të cilat do të vijojnë deri në finalen e Demo-Day.

Varg.io, FoodFilled, Neuroyouth, Wellnes+, Hermex, Maia, iNegotio, AlbBnb, Swipin, Crossplag, Udhë dhe Nutriprep janë startupet të cilat do të ndjekin programin 4 mujor të akselerimit.

Uplift Albania është një akselerator rajonal themeluar në Tiranë si fryt i një partneriteti të ngushtë mes SOVVA, ICTSmedia dhe mbështetjen financiare të Slovak Aid.

Në edicionin e dytë akseleratori gëzon mbështetjen e partnerëve si Vodafone Business, Albision, EU for Innovation, Bashkisë Tiranë, Swissep, ICTSlab, Huawei, EY, dhe mbulimin mediatik të PCWorld Albanian, CIO.al, ScanTV dhe GeekRoom. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat