Dell nxjerr në shitje monitorë me butonë të dedikuar Microsoft Teams

Shkencë & Teknologji

Dell nxjerr në shitje monitorë me butonë të dedikuar Microsoft Teams

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:23
Microsoft

Dell do të nxjerrë në shitje tre monitorë të rinj muajin e ardhshëm. Deri këtu është normaliteti. Megjithatë tre monitorët Dell do të vinë me një buton të integruar Microsoft Teams.

Integrimi i aplikacioni vjen në një kohë kur shërbime dhe aplikacione të tilla janë bërë të një rëndësie të veçantë për punë dhe mësim në pandeminë e Covid-19.

Butoni gjendet në grilën e altoparlantit në fund të ekranit. Vetë ekrani ka një madhësi prej 24-inç FHD për 520 dollarë, 27-inç për 720 dollarë dhe 35-inç WQHD për 1,150 dollarë.

Monitorët e rinj të Dell mbërrijnë më 16 Shkurt 2021. Kujtojmë se në Dhjetor të 2020-ës Microsoft filloi certifikimin e pajisjeve video dhe USB për përdorim me Microsoft Teams.

Në mesin e harduerëve të integruar me Microsoft Teams janë edhe indikatorët LED për njoftimet, njoftimet audio për eventet dhe paralajmërimet. Edhe pse është mjafton e dobishme në pamje të parë, përdoruesit mund të përdornin Teams edhe me një të klikuar mausi.

Nëse përdorni një monitor të kalibruar mbi një mbajtëse, shtypja e butonit mund ti ndryshojë pozicionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat