Shkencëtarët kaluan 17 vite duke studiuar radio sinjalin që doli të jetë nga mikrovala e kuzhinës

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët kaluan 17 vite duke studiuar radio sinjalin që doli të jetë nga mikrovala e kuzhinës

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Shkencëtarët menduan se ishte një sinjal nga jeta e mundshme aliene, por me sa duket ishte thjeshtë një person nga stafi teksa ngrohte drekën e tij në furrë.

Në vitin 2015 shkencëtarët australian në qendrën vëzhguese të hapësirës bënë një zbulim që të thuash se i zhgënjeu, është pak.

17 vite më parë ata morën një radio sinjal në radio teleskop dhe e studiuan për 17 vite, duke u përpjekur të kuptojnë se prej nga ka ardhur nga mikrovala e kuzhinës.

Me kalimin e kohës, ata kuptuan se sinjali nuk ishte nga hapësira por kishe ardhur nga një radius prej 5 km. Në fillim ata mendonin se mund të jetë nga hapësira pasi që shfaqeshin një apo dy herë në vit.

Por me 1 janar 2015 ata vendosën një pranues valësh që monitoronte interferencat dhe dallonte sinjalet prej 2.4 Gz, që është sinjali që lëshon mikrovala.

Gjatë një testimi ata vërejtën se mikrovala nuk po shkaktonte interferencë, por nëse ajo hapet para se të përfundoj ngrohjen e ushqimit, atëherë gjenerohet interferencë.

Sinjalet ishin të rralla sepse ndodhnin vetëm kur teleskopi ishte i drejtuar në drejtim të mikrovalës, dhe ato ndodhnin vetëm gjatë ditës, kur stafi ishte aty.

Kjo po që ishte një zhgënjim, sepse ata kaluan 17 vite duke studiuar valë të mikrovalës duke menduar se ishin alienët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat