Pavarësisht disavantazhit teknologjik, Intel po lufton ashpër me AMD

Shkencë & Teknologji

Pavarësisht disavantazhit teknologjik, Intel po lufton ashpër me AMD

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustruese

Intel zyrtarisht prezantoi familjen e re të procesorëve Rocket Lake-S në një prezantim virtual në CES 2021 muajin e kaluar, por këta procesorë prej disa muajsh janë bërë objekt diskutimesh dhe raportimesh të shumta.

Tashmë një informacion i fundit thotë se Intel do ti marrë kurorën e performancës linjën së procesorëve Zen 3 Ryzen 5000. Frekuencat e larta së bashku me rritjen e kapacitetit të IPC (Instructions per Clock) treguan disa rezultate mjaft intensive në GeekBench.

Modeli më i fuqishëm Intel, Core i9-11900K me 8 bërthama dhe frekuencë maksimale prej 5.3Ghz theu rekordin e mëparshëm regjistruar në GeekBench 5.

Procesori regjistroi 1,905 pikë me një bërthamë dhe 10994 pikë me të gjitha bërthamat. Testimi u bë në një pllakë amë Gigabyte Z490 Aorus Master me 32GB RAM 3200Mhz.

Për ti vënë gjërat në perspektivë, Ryzen 9 5950X shënon 1,686 pikë me një bërthamë edhe pse në disa raste ka shkuar deri në 1,800 por Intel është ende përpara.

Vlen të theksohet se me teknologjinë Thermal Velocity Boost Intel përshpejton frekuencën e Core i9-11900K deri në 5.3Ghz. Me sistemin e duhur të ftohjes, procesori i Intel mund të kapërcejë rezultatin e 2,000 pikëve në GeekBench, diçka e cila është tejet e pazakontë për një procesor me arkitekturën 14-nanometër ku kompania ka ngelur prej vitesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat