Përditësimi i 6 mujorit të parë të 2021 mund të zhgënjejë shumë përdorues të Windows 10

Shkencë & Teknologji

Përditësimi i 6 mujorit të parë të 2021 mund të zhgënjejë shumë përdorues të Windows 10

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:48
Windows

Microsoft ka zbuluar më shumë detaje për përditësimin e ardhshëm të Windows 10 21h1 i cili do të vijë në muajt në vijim.

Përditësimi i cili mbulon gjashtë mujorin e parë të 2021 nuk do të sjellë ndryshime të mëdha në sistemin operativ e as funksione të reja.

Përditësimi do të fokusohet tek rregullimi i gabimeve dhe stabilitetit ndërsa funksionalitetet do të ruhen për gjashtë mujorin e dytë të vitit.

Lajmin kompania e dha në faqen e Microsoft Tech Community ku konfirmoi thjeshtë rregullime problemesh si përditësimi i gjashtë mujorit të dytë të 2020.

Me pak fjalë përditësimi i ardhshëm do të rrisë performancën dhe përshtatshmërinë me harduerët.

Aktualisht nuk ka një saktë të saktë se mbërritjes të Windows 10 21H1 por nga emërtimi e kemi të qartë se vjen brenda gjysmës së parë të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat