Robotët muratorë

Shkencë & Teknologji

Robotët muratorë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 09:35
Robotët muratorë

Shtëpitë nga printerat D3 dhe robotët në kantieret e ndërtimit mund të ulin së shpejti kostot e hapësirave të banimit.

Image

sMë shumë se një miliardë vetë në botë nuk kanë strehë të sigurt. Edhe në Gjermani ka mungesë apartamentesh të lira dhe punëtorësh të kualifikuar në industrinë e ndërtimit.

Por robotët mund të ndihmojnë në të ardhmen në kantieret e ndërtimit dhe të ndikojnë në uljen e kostove të ndërtimit. Po ashtu printimi i shtëpive të vogla 3D është më i lirë dhe më i shpejtë.

Image

Falë automatizimit dhe përdorimit efikas të materialit robotët mund të ndërtojnë një shtëpi të vogël që kushton rreth 8,000 euro, brenda 48 orësh.

Kompleksi i parë i banesave nga printeri 3D në botë po ndërtohet në Meksikë për banorët e një zone të prekur nga tërmetet.

Image

Robotët kanë ardhur këtu para pak kohësh dhe pas ndërtimit të rrugëve së shpejti do të fillojnë dhe me ndërtimin e shtëpive./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat