Astronautët amerikanë zhvilluan një shëtitje në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Astronautët amerikanë zhvilluan një shëtitje në hapësirë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Foto

Astronautët Kate Rubins dhe Victor Glover dolën të dielën (28 shkurt) në pjesën e jashtme të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ata instaluan korniza mbajtëse për panelet e reja diellore të teknologjisë së fundit.

NASA thotë se panelet e reja diellore do të ofrojnë 30 për qind më shumë energji elektrike për të mbështetur numrin në rritje të pjesëtarëve në stacion dhe eksperimentet që kryhen atje.

SpaceX do të dërgojë gjashtë panelet diellore më vonë gjatë këtij viti, raporton cnn.

Të dy anëtarët e ekuipazhit të NASA-s janë shëtitës veteranë në këtë pikë. Glover tashmë kishte kryer dy shëtitje hapësinore që kur mbërriti në stacionin hapësinor në nëntor. E diela ishte e treta e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat