Telefoni me ekran me palosje i Apple realitet në 2023

Shkencë & Teknologji

Telefoni me ekran me palosje i Apple realitet në 2023

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:27
Apple

Spekulimet për një iPhone me ekran me palosje nuk janë diçka e re por analisti Ming-Chi Kuo ka një datë: Apple mund të lançojë smartfonin në 2023 me ekran 7.5-inç deri në 8-inç.

Ka pasur disa raporte për telefonin me ekran me palosje të Apple por Kuo thotë se produkti ende nuk ka filluar të materializohet. Ndërsa konkurrentët si Samsung, Motorola, dhe Huawei kanë lançuar smartfonët e tyre.

Sipas Kuo telefoni do të ketë madhësinë e një iPad Mini që do të thotë se Apple mund të ndjekë qasjen e Galaxy Fold në vend të modeleve në formë guacke si Z Flip apo Razr.

Ndërsa spekulimet tregojnë për një smartfon me ekran me palosje nga Apple, është ende herët të flasim diçka që është ende imagjinar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat