Topi i zjarrtë fluturon mbi Britaninë e Madhe, gjenden copëza meteori – bëhet fjalë për një shkëmb shumë të rrallë hapësinor

Shkencë & Teknologji

Topi i zjarrtë fluturon mbi Britaninë e Madhe, gjenden copëza meteori – bëhet fjalë për një shkëmb shumë të rrallë hapësinor

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Copa të meteorit janë gjetur në Gloucestershire të Britanisë së Madhe, kurse shkencëtarët janë të habitur sepse bëhet fjalë për një lloj të rrallë të shkëmbit hapësinor, shkruan The Guardian.

Në fakt fjala është për kondrit karboni, një material që përmban strukturë kimike të pandryshuar që nga formimi i sistemit diellor 4.6 miliardë vjet më parë.

Guri peshon rreth 300 gramë, e copëza tjera të shkëmbit hapësinor janë identifikuar nga shkencëtarët pasi rekonstruktuan rrugëtimin e topit të zjarrtë që të përfundoi në tokë.

Shkencëtarët e muzeut në Londër kanë konfirmuar se copa e zezë e shkëmbit, kondrit karboni që kurrë më parë nuk është parë në Britani të Madhe, ka goditur në afërsi të qytetit Vikomb, e në po atë zonë janë gjetur edhe fragmente tjera.

Ashley Green, shkencëtare në muzeun e Londrës, thotë se i është realizuar ëndrra që të jetë ndër të parët që e kanë parë dhe studiuar këtë meteor shumë të rrallë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat