20 vite më parë u lançua versioni i parë i Mac OS X

Shkencë & Teknologji

20 vite më parë u lançua versioni i parë i Mac OS X

Më: 24 mars 2021 Në ora: 10:34
Mac OS X

Më 24 Mars 2001, Apple filloi shitjet e Mac OS X, pasardhësit të Mac OS klasik. Versioni i parë i Mac OS X me emrin e koduar “Cheetah” ishte i famshëm për ndërfaqjen e tij “Aqua” ku çdo element dizajni kishte formën e një flluske uji.

Në dy dekada e fundit Mac OS ka kaluar nëpër ndryshime të shumta duke u transferuar nga një kompani pranë dështimit në një prej më të suksesshmeve në botë nën lidershipin e Steve Jobs.

Mac OS u prezantua në Janar 2000 gjatë një evenimenti në Macworld Expo. Atë kohë Jobs tha se ishte softueri më i rëndësishëm i Apple që prej versionit origjinal Macintosh në 1984.

Në debutim Mac OS X kushtonte 129 dollarë dhe ishte koha kur Apple tarifonte përdoruesit për përditësimet derisa kompania e tërhoqi këtë praktikë në 2013.

Normalisht lançimi i sistemit operativ nuk ishte pa problemet e veta sepse u përball me mungesë stabiliteti. Apple e pasoi me Mac OS X 10.1 Puma gjashtë muaj më vonë.

Në 2012 Mac OS X u bë OS X me debutimin e Mountain Lion duke sjellë ndryshime në dizajn. Ndryshimi i emërtimi i radhës erdhi në 2016-ën me Apple që e ribrandoi thjeshtë macOS për tju përafruar iOS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat