Një Windows i ri po vjen?

Shkencë & Teknologji

Një Windows i ri po vjen?

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:50
Windows

Një prej insajderëve më të shquar të Microsoft la të kuptohej ditën e Marte për një cicërime në rrjetin social Twitter se një version i ri i Windows po vjen.

Megjithatë përveç një komenti nga ana e tij detajet janë të pakta. Ky insajder në të kaluarën ka ofruar informacione të sakta në lidhje me planet e Microsoft

“WalkingCat” kishte thënë më parë Windows-i ri mund të mbërrinte në muajin Mars. Njerëzit filluan të spekulonin se çfarë do të ishte ky Windows i ri,

Mbase është debutimi i Windows 10X, apo një përditësim madhor siç është “Sun Valley” apo përditësim i gjashtë mujorit të parë të 2021.

Windows 10X është një nën-degë e Windows 10-ës dizajnuar për të funksionuar me çdo pajisje si laptop, smartfon apo tablet. “Sun Valley” është emri i koduar i ndryshimit të planifikuar vizual të Windows 10-ës.

Ndërsa 20H1 është përditësimi i gjashtë mujorit të parë të 2021.

Duke qenë se informacioni vjen nga një njeri i afërt me planet e Microsoft, sugjerimi i një Windows të ri mbetet intrigues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat