Kina akuzon SHBA-në për “diplomaci detyruese”

Shkencë & Teknologji

Kina akuzon SHBA-në për “diplomaci detyruese”

Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Kina po e akuzon SHBA-në.

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “diplomaci detyruese” pas komenteve të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se Washingtoni nuk do ta lërë të vetme Australinë përballë detyrimeve ekonomike të vendosura nga shteti aziatik.

Ministria e Jashtme kineze ka akuzuar SHBA-në për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe për përkrahjen e madhe të shteteve të tjera në çështjet tregtare, me qëllim që t’i arrijë synimet e veta strategjike, njoftojnë mediat e huaja. 

Kina ka njoftuar se industritë e telekomunikacionit dhe të teknologjisë së lartë po bëhen viktima të detyrimeve ekonomike që po i vendos SHBA-ja, duke iu referuar me këtë rast problemeve me kompanitë kineze “Huawei” dhe “ZTE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat