TikToku bëhet një nga platformat kyçe për shpërndarjen e lajmeve mbi konfliktin Izrael-Hamas

Shkencë & Teknologji

TikToku bëhet një nga platformat kyçe për shpërndarjen e lajmeve mbi konfliktin Izrael-Hamas

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Derisa luftimet mes militantëve izraelitë dhe palestinezë përshkallëzohen, TikToku është bërë një forum për transmetimin e tensioneve.

I njohur fillimisht vetëm si aplikacion për përcjelljen e trendëve nëpër botë dhe shpërndarjen e videove argëtuese, TikToku është bërë tash platformë kyçe për shpërndarje të lajmeve.

Faqja e krijuar nga prodhues kinezë ka përhapje të gjerë, kryesisht në mesin e të rinjve me rreth 700 milionë përdorues aktiv në muaj në botë, raporton BBC.

Pamja e gjuajtjes së raketës mbi Izraelin, rrënimet në Gaza dhe protestat e palestinezëve janë bërë virale në këtë aplikacion. Ai ka sjellë konfliktin në ekranet e telefonave të njerëzve në të gjithë botën.

Ekzistojnë shqetësime dhe ky dhe të tjera rrjete sociale po përhapin informata të rrejshme dhe ekstremizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat