Superhëna shfaqet në qiellin australian

Shkencë & Teknologji

Superhëna shfaqet në qiellin australian

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:24
Superhëna në qiellin australian

Hëna më e madhe e vitit, e njohur si Superhëna Lule, është ngritur të mërkurën në qiellin e kthjellët mbi Shtëpinë e Operës në Sidnej, për kënaqësinë e fotografëve amatorë që janë pozicionuar përreth ujit për ta kapur momentin e veçantë.

Superhëna ishte në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj, duke bërë që të duket rreth 7 për qind më e madhe dhe 15 për qind më e ndritshme sesa zakonisht.

Hëna e plotë e majit është e njohur si Hëna e Lules, pasi që fenomeni ndodh pikërisht në kohën kur lulëzojnë lulet e pranverës.

Superhëna e Lules do të shoqërohet edhe me eklipsin e plotë hënor, i cili do të ndodhë pas më shumë se 2 vjetësh dhe gjatë të cilit Hëna do të kalojë nëpër hijen e Tokës. Do të duket tërësisht e kuqe, për të cilën arsye edhe njihet si Hëna e gjakosur, shkaku se drita shpërndahet nëpër atmosferën e Tokës, sikurse gjatë perëndimit.

Eklipsi do të shihet në Sidnej, kur hëna ndodhet shumë më lart në qiell.

Eklipsi parashikohej që të ndodhte në orët e hershme të mëngjesit në perëndim të Amerikës Veriore, ku njerëzit në Alaska dhe Hawaii do të pozicionohen për t’i parë pamjet më të mira. Do të mund të shihet edhe në jug të Kilit dhe në Argjentinë.

Astronomët në Australi dhe në Zelandën e Re, si dhe në disa pjesë të Azisë Juglindore do të jenë në gjendje që ta shohin eklipsin të mërkurën në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat