“Mole Urbana”, motori elektrik me katër rrota

Shkencë & Teknologji

“Mole Urbana”, motori elektrik me katër rrota

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 00:55
“Mole Urbana”

”Mole Urbana”, motori elektrik me katër rrota, i projektuar nga Umberto Palermo, do të dalë në shitje nga viti 2022.

Çmimi i tij do të sillet mes 14.000 e 18.000 euro.

Prototipi, i paraqitur më 2 korrik 2020 në Muzeun Kombëtar të Automjeteve në Itali, është shndërruar në një produkt industrial në më pak se një vit.

Modeli synon të jetë një përgjigje ndaj ndryshimit të lëvizshmërisë në qytet, si për transportin e njerëzve ashtu edhe për lëvizjen e mallrave, me vëmendje për riciklimin e përbërësve.

Oferta përfshin versionin ”La Small” me dy vende, ”La Corriera” 4-vendësh dhe ”Il Pick-up”.

Autonomia do të garantojë një distancë midis 100 dhe 200 kilometrash, shpejtësia do të shkojë deri në 50 km/h, por e kufizuar në përputhje me rregulloret në fuqi.

Parashikohet gjithashtu një sistem novator ndihmës i mbushjes së baterisë me diell që integrohet me “fuqinë elektrike” të automjetit. \atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat