Dogecoin hyn në platformën e Coinbase

Shkencë & Teknologji

Dogecoin hyn në platformën e Coinbase

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:00
Dogecoin

Ndërsa Dogecoin po rritet në popullaritet, shumë fansa të crypto kanë shpresuar se platformat do ta bënin më të aksesueshme. Tashmë platforma shumë popullore Coinbase bëri të ditur se përdoruesit mund të tregojnë Dogecoin.

Që nga data 3 Qershor përdoruesit e kësaj platforme mund të tregtojnë Dogecoin dhe për momentin është i disponueshëm vetëm për përdoruesit Coinbase Pro.

Aktualisht vetëm transferimi në një llogari me Dogecoin do të lejohet dhe jo blerja. Vetëm pasi një sasi e mjaftueshme Dogecoin të jetë i disponueshëm për tregtim, atëherë Coinbase do të lejojë blerjen me valutë.

Shumë ekspertë të industrisë e kanë kritikuar kriptomonedhën si të mbivlerësuar. Pavarësisht këtyre pretendimeve kriptomonedha nuk është ndalur.

Që prej vitit të kaluar vlera është rritur me 13,600 perqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat