Debuton motori i kërkimit që nuk gjurmon përdoruesit

Shkencë & Teknologji

Debuton motori i kërkimit që nuk gjurmon përdoruesit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 19:12
Brave Search

Brave Search, motori i kërkimit nga kompania që ka ndërtuar shfletuesin Brave, tashmë është i gatshëm për tu testuar.

Motori i kërkimit mund të përdoret në versionet mobile dhe desktop të shfletuesit Brave ose në çdo shfletues tjetër duke shkuar në https://search.brave.com/.

Prezantuar për herë të parë në muajin Mars, motori i kërkimit Brave është produkt i blerjes së Tailcat, një motor kërkimi zhvilluar nga ekipi Cliqz.

Brave thotë se motori i kërkimit është testuar me mbi 100 mijë përdorues. Vetë shfletuesi i kompanisë muajin e kaluar kapërceu 32 milionë përdorues aktivë në muaj, një rritje nga 25 milionë që ishte në Mars.

Brave Search është ndërtuar mbi një indeks të pavarur, dhe nuk gjurmon përdoruesit, kërkimet e tyre dhe as klikimet. Ajo që e dallon nga shfletuesit e tjerë janë pavarësia, privatësia dhe transparenca.

Në fillimet e veta motori nuk do të tregojë reklama por në të ardhmen do të ofrohet opsione premium për një shfletues pa reklama me pagesë fikse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat