TSMC / Intel dhe Apple adoptojnë teknologjinë e re të procesorëve

Shkencë & Teknologji

TSMC / Intel dhe Apple adoptojnë teknologjinë e re të procesorëve

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 16:12
TSMC

Apple dhe Intel do të jenë dy kompanitë e para që adoptojnë teknologjinë e re të prodhimit nga TSMC duke filluar nga viti i ardhshëm.

Aktualisht dy kompanitë po testojnë arkitekturën 3-nanometër. Intel planifikon përdorimin e kësaj teknologjie në laptopët dhe qendrat e të dhënave ndërsa Apple në modelet e ardhshme të iPad.

Aktualisht TSMC, një prej kompanive lider në prodhimin e çipeve 5-nanometër për iPhone 12 dhe në 2022 për AMD Zen 4, synon të nisë prodhimin e çipeve 3-nanometër në gjysmën e dytë të 2022 ndërsa produktet mund të vinë në 2023.

Sipas TSMC teknologjia e re rrit performancën me 10-15% dhe redukton konsumin e energjisë me 25-30%.

Interesante është bashkëpunimi me Intel. Gjiganti i çipeve sapo ka filluar lançimin e arkitekturës 10-nanometër zhvilluar nga vetë kompania dhe shtyrë atë 7-nanometër për 2023.

Nëse spekulimet janë të vërteta, atëherë Intel do të kalojë në 3-nanometër ndërsa AMD synon të zbulojë çipet 5-nanometër vitin e ardhshëm me Zen4. Aktualisht AMD mbështetet tek TSMC për procesorët dhe Global Foundries për kartat grafike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat