Jeff Bezzos niset në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Jeff Bezzos niset në hapësirë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:39
New Shepard

Miliarderi Jeff Bezos u nis para pak minutash në hapësirë me anijen e tij kozmike, New Shepard.

Ai shoqërohet nga Mark Bezos, vëllai i tij, Wally Funk, një pionier 82-vjeçar i garës hapësinore dhe një student 18-vjeçar.

Ata po udhëtojnë në një kapsulë me dritaret më të mëdha të fluturuara në hapësirë, duke ofruar pamje mahnitëse të Tokës.

New Shepard, ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t'i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor.

Jeff Bezos ka themeluar kompaninë e tij Hapsinore Blue Origin ne vitin 2000 për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor. Blu Origin pritet të nisë shitjen e biletave pas këtij fluturimi, pasi ende nuk e ka zbuluar koston e një udhëtimi.

Në shkurt të këtij viti, Bezos deklaroi largimin e tij nga kompania që e shndërroi në një miliarder, Amazaon, për të çuar përpara projekte të tjera dhe udhëtimi për në hapësirë është një prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat