I kaloi një vit duke ndërtuar vullkanin, ish-inxhinieri i NASA-s arrin ta hedh shkumën në 76 metra lartësi

Shkencë & Teknologji

I kaloi një vit duke ndërtuar vullkanin, ish-inxhinieri i NASA-s arrin ta hedh shkumën në 76 metra lartësi

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Një ish-inxhinier i NASA-s, i kaloi një vit duke ndërtuar vullkanin që hidhte 76 metra në ajër shkumën.

Mark Reber i kaloi 12 muaj duke dizajnuar vullkanin, pasi theu rekordin botëror në një tentim të vitit të kaluar, që arriti shkumën e vullkanit ta hedh në 60 metra lartësi.

Tani sërish ka thyer rekordin, dhe atë rekordin që e kishte vënë vetë vitin e kaluar. Ai përdori pesë tonelata me materie të ndryshme për të krijuar shkumën që hidhej lartë në ajër në Gridley të Kalifornisë.

Në shikim të parë dukej si një ide e çmendur, por në momentin që ky YouTuber publikoi pamjet e shpërthimit të vullkanit – pamjet ishin aq mbresëlënëse sa që ju bënin ta shikonit disa herë videon.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat