Sa më afër Ekuatorit aq më shumëngjyrësh

Shkencë & Teknologji

Sa më afër Ekuatorit aq më shumëngjyrësh

Më: 13 prill 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Shpendët që jetojnë më afër Ekuatorit janë më shumëngjyrësh se ata që jetojnë në afërsi të poleve.

Ideja origjinale eÇarls Darvinit se sa më tepër i afrohemi Ekuatorit aq më me ngjyra janë shpendët është mbështetur së fundi nga një studim i ri.

Shkencëtarët, të cilët studiuan fotot e më shumë se 24,000 shpendëve, zbuluan se ata më afër Ekuatorit janë më shumëngjyrësh se shpendët që jetojnë më afër poleve.

Image
Foto ilustrim

Fotot nga koleksioni i Muzeut të Historisë Natyrore të Mbretërisë së Bashkuar në Hertfordshire, u analizuan me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Darvini ishte një nga njerëzit e parë që popullarizoi teorinë e evolucionit - shkolla e mendimit që thotë se gjallesat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe përshtaten, në mënyrë që të mbijetojnë në mjedisin e tyre./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat