​Asteroidi sa një aeroplan po vjen drejt Tokës, paralajmëroi NASA

Shkencë & Teknologji

​Asteroidi sa një aeroplan po vjen drejt Tokës, paralajmëroi NASA

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 21:32
​Asteroidi

Agjencia e hapësirës e SHBA-së NASA ka paralajmëruar se mund të arrijë afrimin më të afërt me Tokën sonte.

Asteroidi i quajtur NEO 2022 QP3 do të kalojë pranë planetit rreth orës 21:55 sipas kohës UTC. Ai pritet të afrohet deri në 5.51 milionë kilometra nga Toka.

Sipas Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të Agjencisë Amerikane të Hapësirës e ka vënë me flamur të kuq asteroidin për shkak të afërsisë së tij dhe e ka cilësuar si një "objekt potencialisht të rrezikshëm".

Distanca e asteroidit me shpejtësi prej 7.93 km në sekondë është 19.5 herë sa distanca nga Hëna.

Kjo vjen pasi një asteroid NEO 2022 QQ4 kaloi pranë Tokës të shtunën. Ishte 5.93 milionë kilometra larg planetit tonë kur bëri afrimin më të afërt. Asteroidi gjigant lëvizte me një shpejtësi 7.23 km në sekondë.

Asteroidet janë shkëmbinj të mëdhenj hapësinorë që rrotullohen rreth Diellit. Për shkak të tërheqjes gravitacionale së planetëve, ata ndonjëherë janë në gjendje të ndryshojnë kursin dhe madje të përplasen me ta.

Për të mbrojtur Tokën nga ky asteroid gjigant, agjencia hapësinore amerikane do të lëshonte një anije kozmike drejt e në bërthamën e një asteroidi për ta devijuar nga rruga e tij origjinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat