Meteori “verbues” ndriçon qiellin e Norvegjisë

Shkencë & Teknologji

Meteori “verbues” ndriçon qiellin e Norvegjisë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Shfaqja e një meteori jashtëzakonisht të ndritshëm të shtunën mbrëma shkaktoi shqetësim të madh tek shumë norvegjezë.

Meteori ishte i dukshëm kryesisht në Norvegjinë jugore, pasi shkëlqimi i shkaktuar nga djegia e trupit qiellor gjatë hyrjes së tij në atmosferën e Tokës ishte verbuese.

Shqetësimi i disa banorëve ka qenë aq i madh sa kanë lajmëruar policinë.

Instituti Meteorologjik Norvegjez thotë se meteori ishte pjesë e shiut vjetor të meteorëve që shoqëron Tauridet veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat