Shkencëtarët kanë zbuluar shpërthimin më të madh kozmik

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët kanë zbuluar shpërthimin më të madh kozmik

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Astronomët pretendojnë se është shpërthimi më i fuqishëm kozmik i regjistruar ndonjëherë dhe ata besojnë se ndodhi kur një re gjigante gazi u përplas me një vrimë të zezë supermasive.

Një shpërthim i madh ndodhi në hapësirë pothuajse tetë miliardë vjet më parë, por ne po e vëzhgojmë vetëm tani.

Shpërthimi “AT2021lwx” ndodhi në një distancë prej disa miliardë vite dritë, dhe u vëzhgua për herë të parë në vitin 2020. Ajo ka vazhduar për tre vjet, gjë që ka krijuar një sasi të madhe materie.

Gjetjet e një ekipi ekspertësh nga Universiteti i Southampton u publikuan në revistën mujore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike.

“Kur bëmë të gjitha llogaritjet, kuptuam se ishte një sasi e jashtëzakonshme drite, e cila tregon një shpërthim të madh”, thotë astronomi, Sebastian Honig.

Kështu mposhti “shpërthimin më të ndritshëm të të gjitha kohërave”, një shpërthim i madh rrezesh gama i vërejtur vitin e kaluar, i cili zgjati relativisht pak.

Shpërthimi “AT2021lwx” është i ndritshëm sa një kuazar, disa nga burimet më të mëdha të rrezatimit elektromagnetik dhe të dritës. Ndryshe nga ata, ajo u shfaq në qiell kohët e fundit dhe shkencëtarët besojnë se është krijuar nga takimi i një reje gazi dhe një vrime të zezë supermasive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat