Çfarë po ndodh? Grekët shohin drita të çuditshme në qiell

Shkencë & Teknologji

Çfarë po ndodh? Grekët shohin drita të çuditshme në qiell

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 12:26
Nuk janë alienë, është Elon Musk, bëhet fjalë për sistemin satelitor SpaceX që aktualisht po “fluturon” mbi Greqi.

Në Greqi, në rajoni e Atikës për net me radhë qytetarët kanë vënë re në qiell drita të çuditshme.

Po jo nuk janë, nuk janë alienë është Elon Musk, bëhet fjalë për sistemin satelitor SpaceX që aktualisht po “fluturon” mbi Greqi.

Starlink është një projekt i SpaceX për të krijuar një rrjet satelitësh për të ofruar lidhje interneti në mbarë botën. SpaceX , kompania e hapësirës ajrore e Musk, lëshoigrupin e saj të parë të satelitëve Starlink në 2019. Që atëherë, ajo ka lëshuar mijëra satelitë, duke synuar të arrijë në 42,000.

Satelitët Starlink operojnë në orbitën e ulët të tokës (LEO), duke siguruar lidhje interneti me shpejtësi të lartë. Starlink është projektuar gjithashtu për të ofruar lidhje në zona të largëta dhe të vështira për t’u arritur, ku ofrimi i brezit të gjerë mund të jetë i vështirë ose i pamundur.

Megjithatë, Starlink është përballur me kritika të forta. Disa astronomë kanë ngritur shqetësime se satelitët mund të shkaktojnë ndotje nga drita dhe të pengojnë kërkimet astronomike.

Për më tepër, qëndrueshmëria e programit varet nga aftësia e SpaceX për të vazhduar financimin dhe ekzekutimin e nisjeve. Në vitin 2023, Starlink ka arritur fluks monetar pozitiv dhe pritet të jetë fitimprurës. SpaceX planifikon të spin off Starlink si një kompani më vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat