Parashikimi: Ja çfarë do të ndodhë pas shkrirjes së akullnajave

Shkencë & Teknologji

Parashikimi: Ja çfarë do të ndodhë pas shkrirjes së akullnajave

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Teksa po shkrihen akullnajat, çfarë mbetet prapa tyre? Kjo është pyetja që shkencëtarët kanë bërë përpjekje t’i përgjigjen në hulumtimin e ri

Hulumtimi rreth shkrirjes së akullnajave ka paralajmëruar se nëse nuk bëhet asgjë për të ndalur ngrohjen globale, bota do të humbë shtresa akulli sa madhësia e territorit të Finlandës deri në fund të shekullit.

Edhe në skenarin më të mirë të mundshëm – nëse arrihen planet sipas marrëveshjes së Parisit për Klimën – bota do të përjetojë tkurrje sa madhësia e Nepalit.

Këto janë gjetjet nga hulumtimi i ri i publikuar në revistën “Nature” nga shkencëtarët zviceranë dhe francezë.

Ata kanë bërë thirrje për më shumë përpjekje që të mbrohet planeti nga ndryshimet klimatike.

“Ne pyesim: A do të shohim nesër akoma akullnaja të mëdha – apo akullnaja më të vogla në varësi të skenarëve klimatikë? Kjo është paksa e re: Për ta analizuar në detaje, sepse deri më tani, përpjekjet në glaciologji ishin kryesisht në evoluimin e vëllimit të akullit dhe jo të sipërfaqeve”, thuhet në hulumtimin e shkencëtarëve.

Në hulumtimin e tyre, shkencëtarët thonë se njerëzit janë rritur për të jetuar me akullnajat për mijëvjeçarë dhe tërheqja shqetësuese e shtresës së akullit – që aktualisht arrin në 10% të sipërfaqes së tokës – do të kërkojë veprime për ta ndaluar atë dhe për t’u përshtatur me ndikimin që do ta ketë tkurrja e shtresës së akullit.

Ekipet analizuan rreth 210.000 glaciale në Tokë – pa përfshirë shtresat gjigante të akullit të Grenlandës dhe Antarktikut – dhe zbuluan se akullnajat mbulonin rreth 665 mijë kilometra katrorë, afërsisht sa madhësia e Afganistanit, në vitin 2020.

Bota ka nevojë për ulje të temperaturave – për të lehtësuar ndikimin e ndryshimit të klimës – dhe përshtatje, për t’u përgatitur për ndikimet e saj në dukje të pashmangshme, thonë studiuesit.

Eksperti i glacialeve, Jean-Baptiste Bosson, thotë se me teknologji mund të parashikohet e ardhmja.

“Duke modeluar topografinë e shtresës së glacialeve sot, ne mund ta parashikojmë të nesërmen – çfarë do të ndodhë pas glacialeve? A do të shohim rajone më të mëdha me tokë, male apo fusha polare? A do të kemi liqene të mëdha siç po e shohim se po formohen me shkrirjen e glacialeve sot?”.

Në varësi të skenarëve, të cilët janë ndarë nga rasti më i keq në rastin më të mirë nga ekspertët, bota mund të humbasë rreth 149 mijë kilometra katrorë – rreth madhësisë së Nepalit – në rreth 339 mijë kilometra katrorë, rreth madhësisë së Finlandës, deri në vitin 2100.

Bosson thotë se akullnajat luajnë rol kyç në planet – të tilla si reflektimi i dritës së diellit dhe sigurimi i rrjedhave të ujit të freskët për ujitje, gjenerim të energjisë dhe pije.

Një nga qëllimet, thotë ai, është të përpiqemi të projektojmë se çfarë lloje ekosistemesh do të lihen pas nga tërheqja e akullnajave – e cila është shqetësuese në Evropë, veçanërisht në Zvicër, në vitin 2022.

Eksperti i glacialeve thotë se viti 2023, në të cilin janë thyer shumë rekorde të temperaturave në hemisferën veriore, është duke prodhuar rezultate që mund të kenë ndikim të madh në të ardhmen e tokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat