NASA rifiton kontaktin me helikopterin e saj në Mars

Shkencë & Teknologji

NASA rifiton kontaktin me helikopterin e saj në Mars

Më: 21 janar 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

NASA ka rivendosur kontaktin me helikopterin e saj në Mars, ka njoftuar Agjencia Hapësinore e Amerikës, pas një ndërprerje të papritur e cila shkaktoi frikë se helikopterit i kishte ardhur fundi.

Ingenuity, helikopteri 0,5 metra i gjatë, ka mbërritur në Mars në vitin 2021, duke u shpallur kështu mjeti i parë i motorizuar që fluturoi në mënyrë autonome në një planet tjetër.

Të dhënat nga Ingenuity transmetohen në Tokë, por komunikimet u ndërprenë papritur gjatë një fluturimi provë.

Më në fund, agjencia tha se kontaktet me helikopterin janë rikthyer, dhe se janë angazhuar ekipe për të kuptuar shkakun e ndërprerjes.

Në një përgjigje nëse Ingenuity do të jetë në gjendje të fluturojë përsëri, NASA tha se “ekipi duhet të vlerësojë gjendjen përpara se të përcaktohet”.

Helikopteri i vogël i cili peshon vetëm 1,8 kilogram, e ka tejkaluar qëllimin e tij fillestar për të realizuar pesë fluturime për 30 ditë në planetin e kuq.

Jetëgjatësia e tij ka rezultuar e jashtëzakonshme, veçanërisht duke marrë parasysh netët e ftohta marsiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat