Helikopteri Ingenuity përfundon misionin në Mars

Shkencë & Teknologji

Helikopteri Ingenuity përfundon misionin në Mars

Më: 27 janar 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Helikopteri Ingenuity, i cili ka bërë histori duke realizuar fluturimin e parë në Mars, ka pësuar dëmtime dhe në këtë mënyrë është detyruar ta përfundojë misionin në Planetin e Kuq.

NASA ka njoftuar se helikopteri duhej të bënte një “ulje emergjente” gjatë së cilës janë dëmtuar helikat e tij, duke ia pamundësuar fluturimin.

Edhe pse misioni i tij ka përfunduar, Bill Nelson i NASA-s tha se Ingenuity ka përfunduar më shumë misione sesa ishte planifikuar fillimisht dhe se :ka hapur rrugë për realizimin e fluturimeve të ardhshme në sistemin tonë diellor”.

Helikopteri ka zbarkuar në Mars në shkurt të vitit 2021 brenda roverit Perseverance.

Ai synonte të shërbente si një demonstrim i teknologjisë që mundëson fluturimin në atmosferën e Marsit.

Para përfundimit të misionit të tij, Ingenuity kishte realizuar 72 fluturime dhe kishte fluturuar 14 herë më larg sesa ishte planifikuar fillimisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat