Rregullohet problemi i zbarkuesit japonez në hënë, rinis operacionet

Shkencë & Teknologji

Rregullohet problemi i zbarkuesit japonez në hënë, rinis operacionet

Më: 29 janar 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Zbarkuesi japonez i ka rinisur operacionet në hënë pasi që kishte qenë i fikur për një javë për shkak të problemeve me furnizim me energji.

Agjencia për Eksplorimin Aerohapësinor e Japonisë ka deklaruar që i ka rivendosur kontaktet me zbarkuesin gjatë mbrëmjes së të dielës, duke lënë të kuptohet që problem është sanuar.

Panelet e saj solare po punojnë sërish pasi që një ndërrim kushtesh në ndriçimin e saj bëri që ajo të kapë dritë të diellit, ka thënë agjencia.

Kësisoj, ajo nuk ka mundur që të gjenerojë energji pasi ka zbarkuar atje më 20 janar pasi që panelet solare kanë qenë të drejtuara larg diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat