NASA ka përfunduar fazën e parë të projektimit të një reaktori bërthamor

Shkencë & Teknologji

NASA ka përfunduar fazën e parë të projektimit të një reaktori bërthamor

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka njoftuar se ka përfunduar fazën fillestare të projektimit të një reaktori bërthamor, duke theksuar se po punon në mënyrë aktive në zhvillimin e një burimi që qëndrueshëm energjie për kolonitë e ardhshme në Hënë.

Në vitin 2022, NASA ka nënshkruar me partnerët e saj tre kontrata në vlerë pesë milionë dollarë për të zhvilluar dizajne konceptuale për reaktorët e vegjël të ndarjes bërthamore që do të përdoren në sipërfaqen hënore.

“Një demonstrim i një burimi të energjisë bërthamore në Hënë është i nevojshëm për të treguar se është një opsion i sigurt, i pastër, dhe i besueshëm”, tha zyrtarja e NASA-s, Trudy Kortes.

Agjencia theksoi se ky projekt do të përfshijë sisteme për konvertimin e energjisë, mekanizma për refuzimin e nxehtësisë, dhe sisteme për menaxhimin dhe shpërndarjen e energjisë.

Ndryshe, NASA ka qëndruar e hapur ndaj ideve dhe gjithmonë ka mbështetur inovacionin e partnerëve të saj. Ndër specifikat e paracaktuara të reaktorit është pesha nën gjashtë tonë e aftë për të prodhuar 40 kW energji elektrike.

Kjo energji elektrike do të jetë e mjaftueshme për demonstrime, dhe do të jetë e disponueshme për të fuqizuar shtëpitë në hënë, roverët, dhe misionet kërkimore.

Reaktori bërthamor shquhet si burim energjie, dhe sistemi i energjisë së tij mund të funksionojë vazhdimisht gjatë netëve të ashpra hënore. Nisja e tij pritet në fillim të viteve 2030. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat