Një meteor i pabesueshëm ndriçon qiellin

Shkencë & Teknologji

Një meteor i pabesueshëm ndriçon qiellin

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 20:04
Meteori ka ndriçuar qiellin në Devon të Britanisë së Madhe

Një meteor i pabesueshëm ka ndriçuar qiellin në Devon të Britanisë së Madhe.

I filmuar nga kamerat e sigurisë që janë të vendosura të në rrugë, dukej që meteori digjej deri në momentin kur ai u zhduk përgjithmonë.

Më shumë se 50 vetë raportuan se e kishin parë topin e zjarrtë, që dukej shumë më i ndrithsëm se hëna.

Dr Robert Massey, zëvendës drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Mbretërore Astronomike tha se ishte një pamje mbresëlënëse dhe pothuajse me siguri një meteor i ndezur që digjej në atmosferën e Tokës.

“Ekipi po vazhdon të mbledh informacion për këtë ngjarje të veçantë, por ata kanë disa pamjet e tjera dhe trajektoren që ata besojnë se zjarri nxori”, tha zëdhënësi i Daëlish Beach Cam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat