Inteligjenca artificiale mund të njohë obezitetin nga hapësira

Shkencë & Teknologji

Inteligjenca artificiale mund të njohë obezitetin nga hapësira

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 08:22
Ky rezultat i publikuar në revistën “JAMA Network Open”, është bërë nga dy stidiues të universitetit amerikan të Uashingtonit, Adyasha Maharana dhe Elaine Okanyene Nsoesie.

Inteligjenca artificiale arrin të njohë obezitetin që nga hapësira, pasi ka analizuar 150 000 harta të Google të bazuara në imazhet satelitore dhe duke i bashkuar këto të dhëna me statistikat që lidhen me përhapjen e obezitetit duke krijuar një hartë ku tregohet se ku ka më shumë persona obezë, sipas një eksperimenti për të ndihmuar fushatën kundër obezitetit dhe që për momentin është kryer vetën në gjashtë qytete amerikane, Bellevue, Seattle, Takoma, Los Anxhelos, Memphis dhe San Antonio.

Ky rezultat i publikuar në revistën “JAMA Network Open”, është bërë nga dy stidiues të universitetit amerikan të Uashingtonit, Adyasha Maharana dhe Elaine Okanyene Nsoesie.

“Po propozojmë një metodë për të vlerësuar lidhjen mes mbizotërimit të obezitetit në moshë të rritur dhe mjedisit urban”, thonë dy studiuesit.

Në fakt obeziteti është një problem shëndetësor që influencohet nga një seri faktorësh, një prej të cilëve është ambienti urban në të cilin jetojmë, për shembull, lagjet e dendura me godina, të rrethuara nga rrugë dhe pa gjelbërim, në përgjithësi dekurajon aktivitetin fizik, duke sjellë një impakt negativ në shëndet.

Në të kundërt prania e palestrave, pishinave dhe hapësirave të gjelbërta, që nxisin aktivitetin fizik, kanë në përgjithsëi një impakt pozitiv mbi shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat