Kina shënon revolucion, për ndriçim të rrugëve përdorë hënë artificiale nga hapësira!

Shkencë & Teknologji

Kina shënon revolucion, për ndriçim të rrugëve përdorë hënë artificiale nga hapësira!

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:23
Ilustrim

Kina shënon edhe njëherë revolucion sa i takon teknologjisë që përdor për qytetet e saj.

Një “hënë artificiale” për ta zëvendësuar mënyrën e vjetër të ndriçimit të rrugëve, është duke u prezantuar nga shteti kinez.

Ajo ka në plan ta nisë satelitin hapësinor që u quajt muaji artificial, i cili do bëjë ndriçim deri në 80 kilometra katror poshtë saj, në pjesën juglindore të Kinës.

Drita që do të prodhohet nga ky satelit është tetë herë më e ndritshme se Hëna e vërtetë, dhe ndryshe nga ajo, sateliti do të mund të kontrollohet në mënyrë që të ndriçohen midis 10 deri në 80 kilometra katrorë.

Projekti është duke u zhvilluar nga Instituti Chengdu, i cili pritet të lançojë satelitin në vitin 2020.

Por disa shprehin shqetësimin se një dritë e tillë e ndritshme do të ndikojë në kafshët e egra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat