Voltana Ademi: Shkodra është lënë në mëshirën e larjes së hesapeve - Bota Sot
Voltana Ademi: Shkodra është lënë në mëshirën e larjes së hesapeve

Shkodra

Voltana Ademi: Shkodra është lënë në mëshirën e larjes së hesapeve

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:49
Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur sot në Shkodër. Mëngjesin e së shtunës, 30 mars 2019, në banesën e tyre u ekzekutuan me armë zjarri dy vellezërit Astrit dhe Brahim Bilali, përkatësisht 59 dhe 61 vjeç.

"Sot është e shtunë dhe jemi zgjuar me një ngjarje shumë të rëndë. Kjo është shqetësuese. Mendoj se kjo duhet të tmerrojë  së pari kryeministrin dhe pastaj zv.kryeministrin dhe gjithë qeverinë. Por mesaduket ka tmerruar vetëm qytetarët e Shkodrës.  Qytetarët e Shkodrës kërkojnë nga shteti që ta marrë situatën në dorë dhe ta çojë deri në fund . Shkodra është lënë në mëshirën e larjes së hesapeve dhe të krimit" deklaroi Voltana Ademi.

Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë të maskuar. Ata  lëviznin me një automjet tip Benz që u gjet i djegur disa metra larg vendit të ngjarjes, ne zonën e Livadheve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...