Vrasja në Shkodër, Lleshaj: Krimi goditi përsëri, lufta nuk është fituar ende!

Shkodra

Vrasja në Shkodër, Lleshaj: Krimi goditi përsëri, lufta nuk është fituar ende!

Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:11
Sande Lleshaj

"Lufta kundër krimit ende nuk është fituar". Kështu u shpreh nga Shkodra ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se tentakulat e krimit sot goditën përsëri.

Lleshaj: Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur të godasin. Kjo ngjarja ka ngritur në alarm policinë,  megjithë goditjet që i janë dhënë krimit në Shkodër prap rezulton që lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar ende. Mbetet ende shumë për të bërë. Metastazat e këtij krimi treguan sot që janë gjallë dhe kanë mundësinë për të goditur. 

Lleshaj nuk dha detaje nga hetimet, por tha se ato vazhdojnë intesivisht për ta zbardhur këtë ngjarje.

Lleshaj: Hetimet janë në proces të plotë. Nuk mund t'ju them asgjë për hetimet. Di që ka një angazhim të plotë. Janë  angazhuar strukturat e policisë për ta zbardhur sa më shpejt këtë rast dhe rastet e tjera që janë në proces për tu mbyllur.

Ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, por ministri garantoi qytetarët e Shkodrës që të ndihen të sigurt, pasi vëmendja e policisë është në Shkodër.

Lleshaj: Qytetarët nuk kanë pse të ndihet të pasigurt. E gjithë vëmendja e policisë së shtetit është këtu. Garantojmë se nuk ka hapësira për frikë. Kemi të bëjmë me një rast specifik, sepse kemi të bëjmë me larje hesapesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat