Perplasja per krimin në Shkodër, Ademi: Merrni masa ose do ikim të gjithë një orë e më parë - Bota Sot
Perplasja per krimin në Shkodër, Ademi: Merrni masa ose do ikim të gjithë një orë e më parë

Shkodra

Perplasja per krimin në Shkodër, Ademi: Merrni masa ose do ikim të gjithë një orë e më parë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:14
Voltana Ademi dhe Sandër Lleshaj

Ceremonia e prezantimit të prefektit të ri në Shkodër ka kalua pa jo pak debate mes kryetares së bashkisë Voltana Ademi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kryebashkiakja kërkoi marrjen e masave dhe angazhim për të kthyer sigurinë në qytetin e Shkodrës ose të gjithë do të largohen nga qyteti.

20% e vrasjeve në shkallë vendi gjenerohen në Shkodër.   

Voltana Ademi: Siguria është çështja numër 1 që duhet trajtuar. Njerëzit në Shkodër janë bashkëpunues dhe e duan shumë vendin. Padiskutim dhe do të kenë bashkëpunimin me pushtetin vendor sidomos duhet të krijojmë besimin tek njerëzit që ne të funksionojmë siç duhet ndryshe kjo nuk do i shërbejë askujt, do na bëjë të ikim të gjithë një orë e më parë

Sandër Lleshaj: "Kemi situatë që meriton vlerësim dhe kemi bërë ndërhyrje dhe do të vazhdojmë të bëjmë ndërhyrje të forta në Shkodrër sepse Shkodra na gjeneron një pjesë të madhe të krimit në Shqipëri.

20% e vrasjeve në shkallë vendi i prodhon vetëm Shkodra si qytet. Ky është paradoks i papranueshëm për ne si qeveri si qytetar si Shkodër. Hajde të bëhemi bashkë përballë krimit. Krimi nuk është i atyre përmasave sa mund të na shkaktojë frikë. Absolutisht, asnjë frikë.

Voltana Ademi: E keni shumë gabim.. Sapo ka nisur. E keni shumë gabim.

Sandër Lleshaj: E rëndësishme është që të bashkojmë forcat. Ditën që ndodhi vrasja në Shkodër u parandalua një krim në Lezhë. Përveç policisë duhet të mobilizojmë qytetarët që të bëhen palë. Në këtë kuptim jemi shumë herë më të fortë.

Ne do të fuqizojmë kapacitetet tona të policisë në Shkodër. Jo më kot kam ftuar drejtorët e Drejtorive fqinje të Kukësit dhe Lezhës se do të mobilizojmë dhe burime nga këto me qëllim që siguria në Shkodër të rrijë në nivele optimale. Nëse ndjen frikë kryetarja e bashkisë Kemi një problem të madh

Voltana Ademi: Fola për vetë kur nis tek unë mendoni të tjerët.

Sandër Lleshaj: Do e zgjidhim sesbën. Padër Fishta ka thënë nj shprehje: Zoit ka me rujt Shqipninë, për inat të djallit e shqiptarëve". Ne kemi për ta vendosur sigurinë në Shkodër sesbën dhe për këtë nuk ka asnjë opsion dhe asnjë alternativë.

Shkodra ka përballur rrezike shumë herë më të mëdhaja sesa dy-tre kriminelë, të qartur, të verbër që u ka marrë Zoti mendtë dhe vrasin njëri tjetrin për fatin tonë të keq dhe për turpin tonë. Unë jam i angazhuar që të bëhet gjithçka që në këtë qytet të kthehet ai dinjitet që meriton qyteti.

Debati me Ardi Veliun  

Në debatin me drejtorin e policisë Voltana Ademi kërkoi ndërhyrjen e forcave speciale në Shkodër pasi krimi po vret dhe njerëz të pafajshëm.

 Voltana Ademi: Gjovalin Loka dhe Vehbi Bushati kanë pasur vullnetin e mirë të bashkëpunimit. Kjo nuk diskutohet. Asnjëri nga ne nuk e diskuton. Nuk është çështje e një vullneti të një personi. Nuk e bën as një polici e vetme në Shkodër, do të duhet të ketë forca të specializuara. Ne duhet të parandalonim ngjarjen në këto histori ka pasur dhe njerëz të pafajshëm që janë vrarë me plumb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...