“I dënuar në Itali”, reagon Valdrin Pjetri: Pres me padurim verifikimin e figurës sime

Shkodra

“I dënuar në Itali”, reagon Valdrin Pjetri: Pres me padurim verifikimin e figurës sime

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:05
Valdrin Pjetri

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri reagon pasi Partia Demokratike publikoi një dokument ditën e sotme, nëpërmjet të cilit e akuzon se është dënuar në Itali për trafik droge.

Pjetri thotë se të vërtetën e tij e deklaroi para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare.

“E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane”, deklaron Pjetri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat